Nuk janë vetëm bursat, por edhe çmimi i naftës dhe i arit që ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë ditës së martë, si pasojë e shpalljes së refendumit grek, i cili vë në dyshim marrëveshjen e shpëtimit të euros.
Në bursën e Nju Jorkut, në “Dow Jones”, karburantet ranë nën nivelin e 90 dollarëve për fuçi, me një reduktim prej 3,87 dollarë nga një ditë më parë. E njëjta gjë ndodhi edhe në bursën londineze “Brent”, ku një fuçi naftë ra me pothuajse katër dollar, për t’u shitur me nivelin e 106 dollarëve.
Për momentin, organizata e vendeve më të mëdha prodhuese të karburanteve, “OPEC”, nuk parashikon të ndryshojë nivelin aktual të çmimeve. Irani, shteti që mban presidencës e radhës, i ka cilësuar çmimet si “të kënaqshme” dhe është shprehur se nuk sheh arsye për të ndryshuar nivelin e prodhimit.
Top Channel