Kolumbi, shpërbëhet shërbimi sekret

01/11/2011 16:15

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, lajmëroi ditën e martë për shpërbërjen e agjensisë së shërbimeve inteligjente (DAS), një reagim i ardhur pas disa skandaleve në të cilat institucioni ishte i përfshirë.

Vendimi, unik në historinë e kombeve, fitoi menjëherë kryetitujt në mediat ndërkombëtare. Santos shtoi se shumica e punonjësve të shërbimeve sekrete do të transferohen në departamente dhe institucione të tjera shtetërore.

Në muajit tetor, ish-drejtuesi i DAS-it, Jorge Noguera, u dënua me 25 vjet heqje lirie, për shkak të bashkëpunimit me skuadrat paraushtarake të vdekjes.

Noguera udhëhoqi institucionin në periudhën 2002-05, gjatë presidencës së Alvaro Uribes. Në gjyq u provua se ai lejoi qëllimisht paraushtarakët që të infiltronin shërbimin dhe se autorizoi planet për vrasjen e një aktivisti.

Gjithashtu, DAS kishte ndihmuar Uriben të mbante pushtetin duke spiunuar në mënyrë të paligjshme rivalët e tij, në të njëjtën kohë që ishte përfshirë në një lojë të dyfishtë me kartelet e drogës së fuqishme në vend.

Pavarësisht skandaleve, askush nuk kishte parashikuar një masë të tillë nga presidenti, me Kolumbinë që shndërrohet në vendin e vetëm në botë që shpërbën zyrtarisht institucionin e inteligjencës shtetërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA