Kinë, gjobë 1.7 mln euro artistit Ueiuei

01/11/2011 19:40

Nuk mjaftuan 3 muaj burg për artistin bashkëkohor kinez, Ai Ueiuei. Arkitekti i stadiumit olimpik të Pekinit tashmë duhet të paguaje edhe 1.7 milion euro.

Ueiuei u gjobit për evazion fiskal me 15 milion huan (1.7 milion euro). Gjoba sipas tij, synon rrënimin e tij personal dhe të familjes së tij.

Ai Ueiuei u dënua kohë më parë me 3 muaj burg, për zërin e tij kritik kundër regjimit komunist në vend, i cili ndryshe nga liberalizimi ekonomik, në fushën politike është treguar i ashpër kundër disidentëve, duke i burgosure internuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA