Katar, zgjedhje historike në 2013-n

01/11/2011 15:50

Katari do të mbajë për herë të parë në historinë e tij zgjedhje të përgjithshme në vitin 2013, lajmëroi emiri që drejton shtetin e Gjirit Persik ditën e martë,

Sheiku Hamad bin Khalifa al-Thani tha në media se zgjedhjet “janë të domosdoshme për të ndërtuar një Katar të ri modern dhe demokratik”.

Sipas një kushtetute të re të aprovuar në 2003-n, 30 prej përfaqësuesve të parlamentit do të zgjidhen, ndërsa 15 do të emërohen nga sheiku. Megjithatë, në 2013-n, do të jetë hera e parë që ky ligj do të vendoset në zbatim.

Në Katar janë mbajtur deri më sot vetëm zgjedhje vendore, ndërsa partitë politike janë të ndaluara.

Ndonëse një shtet i vogël, Katari i pasuri me naftë dhe gaz luajti një rol shumë të rëndësishëm gjatë “Pranverës Arabe”, duke përkrahur revolucionet e shpërthyera në vendet me regjime autoritare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA