
Nga të dhënat e nxjerra së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
në një raport mbi lëvishmërine e personelit mjekësor në 17 vende
europiane, del se në Itali 4% e mjekëve janë të huaj.
Me te shumtet jane gjermane, 1276, ndersa shqiptaret perfaqesojne nje pjese te mire te mjekeve te huaj me 431 profesioniste ne kete sektor.Italia eshte edhe vendi qe ka me shume mjeke per banor, 4 per 1.000 kundrejt 3 mjekeve per çdo 1.000 banore qe eshte mesatarja europiane.
Por me sa duket ky profesion nuk eshte me aq i lakmuar dhe mendohet se brenda pak vjetesh vendi do te kete nevoje urgjente per mjeke nga jashte, kryesisht per kirurge.
Arsyeja eshte numri i madh i padive penale te paraqitura nga paciente kunder tyre, gje qe shkurajon te rinjte te ndermarrin rrugen e gjate dhe te mundimshme te studimeve ne Fakultetin e Mjekesise.Per sa i perket infermiereve, prania e te huajve eshte me e larte dhe arrin ne 11% te numrit te pergjithshem.
Llogaritet qe ne Itali te punojne 1.300 infermiere nga Shqiperia. Por nevoja gjithnje e me e madhe per kete profil pune, llogaritet qe nevoja eshte per mbi 70 mije infermiere, po shton dita dites radhet e te huajve.
Top Channel