Nga vete gjiri i partisë se tij kane ardhur fillimisht reagimet e medha
qe ka ngjallur vendimi i kryeministrit Papandreu, për zhvillimin e një
referendumi popullor, në lidhje me marrëveshjen e samitit të BE-së për
reduktimin e borxhit dhe memorandumin e ri të ndihmës për Greqinë.

Milena Apostolaki, deputete e grupit parlamentar te socialisteve ka dhene doreheqjen duke u bere e pavarur .Me nje leter drejtuar kryeministrit dhe kryetarit te parlamentit, ajo shpjegon se nuk eshte dakort me zhvillimin e referendumit. Keshtu Papandreu humb edhe nje vend ne parlament, duke ngelur me 152, nga 160 deputete,qe kishte pas zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009.

Nderkohe edhe nje prej anetareve me te rendesishme te partise socialiste PASOK ,Vaso Papandreu, duke theksuar se vendi po shkon drejt falimentimit te sigurt, ka kerkuar nga presidenti Papulias mbledhjen e udheheqesve te partive politike, per krijimin e nje qeverie te shpetimit kombetar.Ndersa shoqeria greke ndjek e hutuar zhvillimet politike ne vend, partite opozitare kerkojne zgjedhje te parakohshme dhe e cilesojne vendimin per referendum si te papergjegjshem dhe si lufte per pushtet nga ana e kryeministrit.

Reagime tepër të mëdha ka ngjallur vendimi i kryeministrit Papandreu për zhvillimin e një referendumi popullor në lidhje me marrëveshjen e samitit të Bashkimit Evropian për reduktimin e borxhit dhe memorandumin e ri të ndihmës për Greqinë.

Papergjegjesi dhe lufte per pushtet, e cilesojne partite opozitare vendimin. Shoqeria greke ka ngelur e hutuar, ndërsa grupi parlamentar i socialisteve ndodhet ne gjendje shoku.

“Duke vene dilemen “euro apo dhrahmi”, Papandreu po perdor shansin e fundit per te mos dhene doreheqjen duke marre nje risk politik qe mund t’i kushtoje vendit daljen nga Eurozona”, komenton shtypi opozitar.

“Shantazh aventurieri per te ngelur ne pushtet” eshte titulli i konservatores ‘Eleftheros Tipos’,”Iniciative me nje risk te madh”, shkruan Kathimerini,”Falimentoi politikisht qeveria”, komenton ‘Eleftherotipia’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA