Galliani: Cassano ka përmirësime

01/11/2011 20:20

Antonio Cassano vazhdon të jetë i shtruar në Poliklinikën e Milanos dhe ende nuk dihet asgjë mbi shkaqet e gjendjes që kaloi sulmuesi papritur, gjatë kthimit të skuadrës së Milanit nga transferta e Romës.

Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani, u shpreh se futbollisti po përmirësohet.

“Situata po përmirësohet. Jemi optimistë, por gjithsesi nesër do të dalë një komunikatë e përbashkët e Poliklinikës së Milanos dhe klubit A.C. Milan në të cilën do të sqarohet gjithçka mbi atë që ka ndodhur. Kini pak durim”, u shpreh Galliani.

Sulmuesi i Milanit u vizitua në spital edhe nga kolegu i tij interist, Giampaolo Pazzini, me të cilin barezi ka luajtur tek Sampdoria.

“Është mirë dhe bënte shaka gjatë gjithë kohës”, tha Pazzini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA