Një banesë në fshatin Kuqan të Elbasanit është përfshirë nga flakët
rreth mesnatës. Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar të gjithë godinën, duke
shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Banesa ishte marrë me qera nga Petrit Peligiru dhe në të jetonin 6 anëtarë. Mësohet se familjarët në kohën e rënies së zjarrit kanë qenë në gjumë por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.
Ka qenë kreu i familjes ai që kanë vënë re zjarrin dhe më pas ka zgjuar nga gjumi pjestarët e tjerë të familjes. Për të izoluar flakët e zjarrit në vendin e ngjarjes kanë qenë shërbimet zjarrfikse dhe policisë, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes pasi Peligriu ka deklaruar në polici se zjarri ka qenë i qëllimshëm, por ekspertiza do të bëjë të mundur sqarimin e rrethanave në të cilën ka rënë zjarri.
Top Channel