E rrallë, gol me kokë nga 58 metra
01/11/2011 15:45
Në Japoni vendoset një rekord i ri për futbollin; shënohet goli me kokë nga distanca më e largët nga porta në të gjithë botën.
Ai që u bë prortagonist në vendosjen e këtij rekordi ishte Rujiro Ueda, futbollisti i Fagiano Okajama, skuader që militon në divizionin e dytë të kampionatit japonez.
Ueda, në një moment të ndeshjes gjuajti me kokë në gjysmëfushën e tij dhe falë edhe portierit kundërshtar, që ishte krejtësisht i pavëmendshëm e dërgoi topin në rrjetë nga një distancë prej 57.8 metrash, për t’u bërë i vetmi futbollist që arrin të bëjë një gjë të tillë.
Top Channel