Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell ka hedhur akuza të ashpra ndaj klasës politike kosovare, duke e cilësuar atë si të papërgjegjshme.

Në një takim të organizuar nga British Council, Dell ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare ka qenë ajo që e ka bërë të tillë politikën kosovare.

“Kosova kalon nga një krizë në tjetrën. Kjo tashmë është bërë stil i qeverisjes. Klasa politike kosovare është tërësisht e papërgjegjshme”, citohet Dell nga mediat kosovare.

Në takimin e zhvilluar kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë, si Piter Faith, i cili ka rrëfyer momentet kur kryeministri Thaci nuk e ka dëgjuar.

Ndërsa numri dy i EULEX-it, Andy Sparkes ka folur për dështimet e misionit evropian për rendin dhe ligjin në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA