Aleanca Kuqezi, në një deklaratë të bërë paraditen e së martës, ka kritikuar ashpër marrëveshjen e Shqipërisë me Serbinë për heqjen e vizave.
Sipas Aleancës, nuk mund të bëhet një marrëveshje për lëvizje të lirë me Beogradin, duke qenë se ky i fundit bllokon lëvizjen e lirë të kosovarëve.
“Jemi kundër marrëveshjes për heqjen e vizave me Serbinë. Jemi për lëvizje të lirë, por jo për vende që bllokojnë Kosovën. Shqiptarët e veriut të Kosovës janë të izoluar nga Serbia”, ka deklaruar AK.
Sipas Aleancës, diplomacia shqiptare ka dështuar, ndërkohë që liderët e politikës shqiptare u janë nënshtruar tekave dhe kapricove të vendeve fqinje.
“Diplomacia shqiptare ka dështuar, politika po shpërfill Kosovën me këtë marrëveshje. Ndërkohë, Berisha dhe Rama i janë nënshtruar Serbisë dhe Greqisë”, ka nënvizuar AK.
Marrëveshja e parashikuar mes Shqipërisë dhe Serbisë u kritikua edhe nga Prishtina, e cila deklaroi se institucionet shqiptare po i hapin rrugë konsolidimit të Serbisë në rajon.
Top Channel