Petra Kvìtova është fituesja e turneut WTA Championships të zhvilluar në Turqi. Tenistja ceke mundi në finale Viktoria Azarenkën me rezultatin 2-1 duke fituar në të njëjtën kohë edhe shifrën prej 1.75 milionë dollarë të vendosur nga drejtuesit e këtij aktiviteti.
Seti i parë i ndeshjes, ishte i ekuilibruar dhe Kvìtova arriti ta fitojë atë pas 12 gejmesh me rezultatin 75. Në setin e dytë ishte Azarenka që zhvilloi një lojë më të mirë duke e mbyllur këtë fraksion të lojës me rezultatin 6-4 dhe duke e cuar ndeshjen në set final.
Në këtë set ishte sërish Kvìtova ajo që u paraqit më mirë pasi e fitoi atë 6-3 dhe krejt ndeshjen 2-1. Kjo fitore i jep mundësinë tenistes 21 vjecare çeke mundësinë për t’u ngjitur në vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm të WTA
Top Channel