Vjen në jetë banori i 7 miliardtë

31/10/2011 00:00

Quhet Nargis erdhi në jetë në Luckonow të Indisë në orën 7:20 minuta me
orën lokale dhe është fëmija që e con popullsine e tokës në 7 miliardë
banorë.

Bëhet fjalë për një titull më së shumti honorifik dhe nuk paraqet ndonje avantazh konkret për foshnjen e porsalindur, përvec faktit që emri i saj mund të kalojë në ndonjë faqe të historise.

Të paktën kështu ndodhi me banorin e 6 miliardë të planetit tonë. 12 vjet me pare, sekretari i atehershem i Kombeve te Bashkuara Kofi Anan e pershendeti publikisht lindjen e Adnan Nevic ne kryeqytetin boshnjak. Por fama e tij aty nisi e aty mbeti. E ema e Adnanit rrefen se qe prej asokohe, eshte injoruar totalisht nga organizmi nderkombetar.

“Mendoja se dikush nga kombet e bashkuara do te kujtohej per te, te pakten per ditelindje, apo se ndoshta mund t’i ofronin dhe ndonje burse. Por qe prej ceremonise se organizuar nga OKB-ja me rastin e lindjes se tij, askush nuk erdhi kurre te na vizitonte ose te pakten te pyeste cfare po ben ky femije”, thotë nëna e djalit.

Pra me shume sesa perfitime konkrete, Nargis do te kete thjesht meriten e shnderrimit ne simbolin e rritjes se planetit. Popullsia e botes po shtohet me 200.000 persona ne dite dhe ekspertet parashikojne qe deri ne fund te shekullit, ajo te mberrije ne 10 miliarde.

Lindja e Nargisit, titullin e se ciles e pretendon edhe nje foshnje filipinase, shenon dyfishimin e numrit te njerezve ne toke qe prej viteve 1960. Por si u arrit deri ketu. Shtimi i banoreve mori hov me fillimin e revolucionit industrial ne 1750-ten. por miliardi i pare u shenua vetem ne vitin 1804.

U deshen edhe 125 vite te tjera qe popullsia e botes te mberrinte ne dy miliarde. ndersa keto 50 vitet e fundit shifrat shenojne nje rritje dramatike nga tre miliarde qe ishte ne 1959-ten, ne 7 miliarde sot, nivele qe nuk ishin shenuar ndonjehere me pare. Kjo i ka bere shkencetaret te shqetesohen per impaktin qe nje fakt i tille mund te kete mbi planetin ndersa ende dsikutohen pasojat e tij ne ekonomi, mjedis dhe cilesine e jeteses.

Top Channel