
Fluksi i pacientëve në spitalet tona publike mund të ketë një
zgjidhje.Mjekët e huaj, të ardhur në Tiranë në panairin ndërkombëtar të
shëndetësisë kanë propozuar një teknikë të re, e cila sot aplikohet në
disa vende të Bashkimit Europian.
David Morgan, mjek kirurg tha per mediat se reduktimi i vizitave, sidomos per pacientet kronike mund te behet fare lehte, duke komunikuar me mjekun permes telefonit celular, i cili eshte i lidhur me serverin qendror te spitalit.
“Ne Angli kjo teknologji, e cila ka 2 vjet qe po aplikohet ka bere te mundur qe te reduktoje vizitat te mjeku nga 75-90 per qind, ne nje kohe kur 2-5 per qind e popullsise shkonin ne spital vetem per asistence mjekesore. Me ane te ketij programi, mjeku ka mundesi te vizitoje online 30 per qind me shume paciente sec kishte mundesi permes vizitave direkte ne spital. Njekohesisht permes ketij programi, mjeku i urgjences komunikon direkt me kolegun per rastet e aksidenteve rrugore, me qellim qe te coje direkt ne destinacion pacientin pa qene nevoja te sorollatet nga njeri spital në tjetrin”, tha Morgan.
Ne panair mori pjese dhe ministri i Shendetesise Petrit Vasili, i cili vleresoi rolin e panairit si vendi me i mirë per shkembimin e eksperiencave.
“Panairi është një sprovë e suksesshme dhe duhet konsideruar e tillë pa asnjë hezitim. Eshtë e suksesshme edhe për shkakun e madh, sepse hap një rrugë komunikimi, në mënyrë të drejtpërdrejt me këto arritje në Shqipëri. Promovimi i secilit pavion me vete, megjithë produktet që sjellin edhe me mënyra të tjera, do të bëjë të mundur gjithnjë e më shumë që ky informacion të shkojë në mënyrë më intensive te profesionistët, që kanë nëvoje për këtë informacion dhe për këto arritje”, tha Vasili.
Në këtë panair marrin pjese firma e kompani farmaceutike, si dhe spitale te ndryshme nga vendet fqinje dhe rajoni.
Top Channel