Riberi: Do të qendroj tek Bajern

31/10/2011 16:00

Frank Riberì nuk ka ndërmend të largohet nga Bajerni i Mynihut. Është futbollisti francez që e ka bërë një deklaratë të tillë duke theksuar se dëshiron të luajë për klubin bavarez deri në moshën 35 vjecare.

Riberi ka një kontratë me Bajernin e Mynihut deri në 2015, por synimi i tij duket se është ta zgjasë atë edhe pas këtij viti.

“Kushtet e Bajernit janë perfekte për mua. Mendoj se do të qëndroj këtu deri në përfundim të karrierës sime. Nëse do të më lejojë edhe fiziku, dua të luaj me këtë skuadër deri 35 vjec”, tha Riberì për të përditshmen gjermane “Bild”.

Frank Riberì, që u transferua në Mynih nga Olimpiku i Marsejës në vitin 2007, këtë sezon është shfaqur në një formë të shkëlqyer. Në 11 ndeshjet e para të Bundesligës gjermane 28 vjecari ka arritur të shënojë 5 gola dhe të japë 6 asiste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA