Plehrat, mazhoranca rrëzon dekretin

31/10/2011 00:00

Me shumicën e votave të deputetëve të mazhorances në Komisionin për
Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin është rrëzuar dekreti i
presidentit Bamir Topi, i cili ia ktheu për rishqyrtim parlamentit
Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve.

Deputetet e këtij Komisioni kanë diskutuar përsëri këtë ligj, duke dëgjuar fillimisht grupet e interesit.
Perfaqesuesit e Aleancës Kunder Importit te Plehrave kane parashtruar 10 argumenta dhe kontestime ne lidhje me kete ligj, duke u shprehur ne favor te riciklimit te mbetjeve vendase dhe duke mbeshtetur industrinë vendase te riciklimit.

Zevendesministri Taulant Bino nga Ministria e Mjedisit i eshte shmangur kerkeses se deputetëve te opozites Blendi Klosi dhe Eduart Shalsi, per te mesuar pikëpamjet e kësaj Ministrie për ligjin, tashmë që i është rikthyer Parlamentit nga presidenti.

Por zoti Bino ka folur per rendesine e ligjit dhe tha se ky proces zhvillohet ne te gjitha vendet e Ballkanit dhe ato fqinje.

“Ne nuk shikojmë kundërshti midis nenit 49 dhe nenit 2 të ligjit që flet për qëllimin e ligjit. Ne flasim për mbetje në territorin e Republikën së Shqipërisë dhe jo për mbetje që gjenerohen në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ne i respektojmë parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, parimet e mbrojtjes së mjedisit dhe parimet e vetëmjaftueshmërisë dhe të afërsisë. Ligji është plotësisht i përputhur, ligji garanton mbrojtjen më të lartë”, tha Bino.

Deputetet e ketij komisioni i kane drejtuar nje mori pyetje zevendesministrit Bino. Pyetjeve te deputetit Shalsi, nese Bino kishte dijeni per disa kompani gjigante ne fushen e importit te mbetjeve, perfaqesuesit e te cilave kane vizituar Shqiperine perfshi ate se cila ishte pikëpamja e qeverise, per mbajtjen e referendumi, nuk moren pergjigje nga zoti Bino.

“Kapaciteti i industrisë në Shqipëri është plotsisht i pamaftueshëm për të menaxhuar mbetjet në vend. Duke lejuar këtë ligj ai do të dalë para qeverisë dhe kryeministrit dhe do të kërkojë lëndë të huaj, nga plehrat europiane”, tha deputeti Besnik Bare.

Nje pjese e gjere e debateve mes anëtareve ne Komision nga pozita dhe opozita ishte perdorimi fjales plehra apo mbetje.

Topi ktheu ligjin e mbetjeve

Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka vendosur të kthejë për rishqyrtim në Parlament, ligjin për menaxhimin e mbetjeve.

Gjate sqarimit te motivit per mosdekretimin e ketij ligji, i cili u kalua para vetem me shumicen e votave te maxhorance qeverisese, Presidenti ka argumentuar se, neni qe parashikon importimin e mbeturinave del jashte qellimit te ligjit.

“Kushtetuta e Shqipërisë, dokumenti ynë themelor, udhërrëfyes i tërë veprimtarisë sonë shtetërore dhe shoqërore, parashikon si një ndër objektivat socialë të institucioneve shqiptare, synimin për
një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm”, thotë presidenti.

Në motivacion, Presidenti shpjegon se në bazë të Kushtetutës, vendosi të mos e dekretojë ligjin, por ta kthejë edhe njëherë për rishqyrtim në Kuvend, pasi në të ka gjetur mospërputhje dhe dispozita jashtë objektit të vetë ligjit.

“Qëllimi kryesor i ligjit është marrja e masave të nevojshme dhe të domosdoshme për menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Parashikimi i nenit 49, për importin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë, vlerësoj se del jashtë qëllimit të ligjit. Në një kohë kur i tërë ligji i është dedikuar marrjes së masave dhe kryerjes së procedurave për menaxhimin mjedisor të mbetjeve në Shqipëri, si një problem i rëndë dhe ende i pazgjidhur i mjedisit shqiptar sot, krijimi i mundësive për import të mbetjeve të vendeve të tjera, duket se bie ndesh me qëllimin e deklaruar për “minimizimin e mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve”, apo “pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve”, thuhet në motivacion.

Presidenti u drejtohet deputetëve duke i kërkuar shqyrtimin e ligjit me qëllim realizimin sa më të mirë të qëllimit për të cilin është miratuar, menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB