Milan, Boateng pezullohet dy javë

31/10/2011 17:15

Mesfushori i Milanit, Kevin Prince Boateng, do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme në kampionat, pasi gjatë zëvendësimit në fitoren 3-2 ndaj Romës ofendoi vijërojtësin.

Gjyqtari kryesor, i informuar për ngjarjen i shfaqi kartonin e kuq përpara se të ulej në stolin e futbollistëve, ndërsa komisioni disiplinor e rëndoi edhe me një javë më shumë pezullimin e tij, për gjestin antisportiv.

Ndërkohë, Interit do t’i kushtojnë 20 mijë euro disa parrulla të vendosura në stadium kundër Juventusit, të cilat rikujtonin tragjedinë e stadiumit të Hejselit në Bruksel, ku 39 persona humbën jetën në përleshjen midis tifozëve të Juventusit dhe Liverpulit, në finalen e Champions.

Nga 5 mijë euro gjobë dhe paralajmërim për pezullim për trajnerin e Milanit, Allegri dhe të Napolit, Mazzari, të cilët iu drejtuan me shperhje të padenja gjyqtarit të katërt në ndeshjet përkatëse të skuadrave të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA