Kriza, Morati vendos të hyjë në merkato

31/10/2011 16:25

Presidenti i Interit, Masimo Morati vendos më në fund të ndërhyjë në mërkato. Duke parë rezultatet e ndeshjeve të fundit, skuadra zikaltër po mendon të përforcojë mesfushën, por sidomos mbrojtjen duke parë edhe dëmtimin e Maikon.

Drejtuesit e Interit janë vendosur që t’i japin trajnerit Ranieri elementët e nevojshëm sigurisht duke marrë parasysh edhe gjendjen e bilancit financiar.

Për repartin e prapavijës, emri më i përfolur në ambientin zikaltër është ai i Vertogen nga Ajaksi, madje tashmë janë zhvilluar bisedimet e para me agjentin e futbollistit, ndërkohë që pëlqehet edhe Hesus nga Internacional.

Për mesfushën, përmendet gjithnjë e më shumë emri i Kuçkës nga Xhenoa si dhe ai i Kasemiros.  Ky i fundit është vënë në qendër të vëmendjes edhe të disa ekipeve europiane.

Por Interi ende nuk e ka harruar Karlos Tevez. Argjentinasi nuk ka raporte të mira me drejtuesit e Mançester Sitit, situatë të cilën do të kërkojë ta shfrytëzojë në maksimum klubi zikaltër.

Në listën e shpenzimeve të Masimo Moratit përfshihen edhe emrat e Lukas, Lavecit apo edhe Montolivos, i vënë në shënjestër edhe nga Milani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA