Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës të hënën nis lëshimi i pasaportave të para biometrike të Republikës së Kosovës.

Në ceremoninë e lëshimit të pasaportave të para, pjesëmarrës ishin kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, përfaqësues të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, ambasadorët e ambasadave të huaja në Kosovë dhe përfaqësues të institucioneve tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Zyrtarisht aplikimi për të marrjen e pasaportës biometrike u bë në zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme,ku fillimisht aplikuan pesë vetë. Në mesin e atyre që aplikuan ishin dy shqiptarë, një turk, një serb dhe një boshnjak.

Siç shpjeguan zyrtarët e MPB-së, procedura për aplikim është shumë e thjeshtë, ndërsa pasaportat do të prodhohen në Austri dhe janë të standardeve evropiane.

Lëshimi i pasaportave biometrike është njëri nga kushtet që Kosova duhet të plotësojë për përfshirjen në liberalizimin e vizave në BE.

Lunacek: Pasaportat, hapi i parë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek tha në Prishtinë se, në dhjetor Kosova pritet të marrë udhërrëfyesin, ndërkohë nisja e dialogu për vizat dhe përfundimi i këtij procesi sipas saj do të marrë kohë 2 deri në 3 vjetët e ardhshme.

“Më gëzon fakti që komisoneri për Zgjerim Stefan Fyle, ia ka bërë të qartë në Beograd presidentit serb Tadic, se pa vazhduar dialogun me Kosovën dhe pa u normalizuar raportet ndërmjet dy vendeve Serbia nuk do të marrë statusin e vendit kandidat. Ndërkohë, krahasuar me vendet te tjera te ish-Jugosllavisë dhe Shqipërinë procesi për liberalizimin e vizave ka zgjatur diku 2-3 vjet. Kjo mund te kryhet edhe më shpejt pasi të fillojë, por nëse shoqëria civile, parlamenti e nxit qeverinë që të ecë përpara. Për këtë arsye udhërrëfyesi është aq me rëndësi sepse tregon hapat të cilat duhet të ndërmerren dhe e di që qeveria juaj ka vullnet të mirë për ta bërë këtë. E di se disa hapa janë ndërmarrë, jam në dijeni se një kompani ka marrë përsipër që t’i prodhojë pasportat biometrike, por pasaportat biometrike nuk janë e vetmja gjë. Duhet të keni një regjistrim të mirë të njerëzve dhe shumë cështje të tjera me radhë”, tha raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek.
 
Sa i përket çështjes së veriut,ajo tha se është një prej shkaqeve që Kosova mund të ngecë në shumë aspekte në rast se qeveria e Prishtinës nuk i kushton vëmendje.
 
“Problem në këtë pikë shkakton edhe çështja e veriut të Kosovës. Mendoj që nuk është bërë sa duhet sa i përket integrimit të veriu por, besoj që tani është koha që qeveria kosovare të fokusojë të gjitha forcat në integrimin sa më të shpejtëtë qytetarve serb të veriut të Kosovës”, shtoi raportuesja e PE, Ulrike Lunaçek.

Megjithëse Lunacek vlerësoi përkushtimin dhe rezultatet e arritura nga institucionet vendase sa i përket integrimeve, ajo kërkoi të vazhdohet me këtë angazhim edhe në javët dhe muajt e ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA