Partia Socialiste do të propozojë Ermelinda Meksin si anëtare të Këshillit Mbikëqyres të Bankës së Shqipërisë.
Ermelinda Meksi eshte nje nder figurat e Partise Socialiste, me nje karriere te pasur ne kete parti dhe ne qeverisje, duke mbajtur edhe poste ministrore si ministre e Integrimit ne qeverine ‘Nano’.
Nese zgjidhet nga Kuvendi, zonja Meksi do te lere mandatin e deputetes, nderkohe qe ne vend te saj, ne Kuvend do te ulet djali i ish-deputetit socialist, Fatmir Xhindi, i vrare ne vitin 2009.
Partia Demokratike ka propozuar si anëtar të saj, rektorin e Universitetit të Tiranës, Dhori Kule. Ai është njëkohësisht dhe anëtar i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Lëvizja Socialiste për Integrim ka propozuar si kandidaturë në këtë këshill Ela Golemin.
Sipas nenit 44, pika 2, “të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi, mbështetur në propozimet e bëra si më poshtë: a) Pesë anëtarë propozohen nga Kuvendi; b) tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave; c) një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës. Presidenti i Republikës emëron guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, mbështetur në propozimin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zgjedh dhe emëron zëvendësguvernatorët, mbështetur në propozimin e bërë nga guvernatori”. Qeveria ka propozuar Ardian Fullanin, Elizabeta Gjonin dhe Petraq Milon si anëtarë të këtij këshilli. Fullani është drejt marrjes për herë të dytë të postit të guvernatorit, i cili ka një mandat 7-vjeçar. Kuvendi pritet të votojë 6 kandidatë për në këshill. Ndërsa tre anëtarët e tjerë Halit Xhafa, Ardian Civici dhe Arjan Kadareja do të vazhdojnë në këshill, pasi nuk i ka mbaruar mandati.
Top Channel