Iraku, SHBA mendon ripozicionimin e trupave

31/10/2011 17:25

Për të balancuar tërheqjen totale të forcave amerikane nga Iraku, administrata Obama po planifikon një përforcim të ndjeshëm të pranisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Gjirin Persik, kryesisht në Kuvait.

Bëhet fjalë për një ripozicionim të forcave luftarake në gjendje për t’u përballur me një degradim eventual të situatës në Irak, apo me një përballje ushtarake me Iranin.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane, të cilat citojnë funksionarë dhe diplomatë të administratës së Shteteve të Bashkuara.


Presidenti Obama
njoftoi më herët gjatë muajit tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga Iraku brenda fundit të vitit.

Presidenti urdhëroi një tërheqje të plotë nga vendi, pothuajse 9 vjet nga pushtimi i tij, që nisi nën drejtimin e administratës së George W. Bush.

Rreth 39 mijë trupa amerikane do të mbeten në Irak nga maksimumi prej 165 mijë trupash që u vendosën në vitin 2008.

Në një llogari të bërë pak ditë më parë nga administrata, rezultonte se 7 ditë luftë në Irak kushtonin sa misioni 8-mujor i NATO-s në Libi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA