Hazard: Largohem nga Lille në fund të sezonit

31/10/2011 10:55

Eden Hazard, talenti belg i Lille, ka thënë se do të largohet nga kampionati francez në fund të këtij sezoni duke i hapur rrugën klubeve të mëdha të Europës të interesuar për të për të nisur “gjuetinë” në merkato.

Mesfushori 20-vjeçar, i cili është shpallur si futbollisti i vitit në Ligue 1 në sezonin e kaluar, theksoi në një intervistë për L’Equipe se e ardhmja e tij nuk është në Francë, duke hedhur poshtë hipotezën e transferimit tek PSG.

“Ndihem i gatshëm për të luajtur në një klub të madh tashmë. Qëndrova edhe një vit tek Lille sepse kisha ende për të mësuar, por tani jam gati. Dua të luaj në një kampionat të madh europian dhe në një klub të madh jashtë Francës”, u shpreh Hazard.

Manchester United, Manchester City, Chelsea, Inter dhe Real Madrid janë ekipet e interesuara për belgun e ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA