Në kohën kur në veriun e Kosovës rrugët vazhdojnë të mbahen të bllokuara, nga strukturat ilegale të Serbisë, për çfarë Prishtina zyrtare akuzon direkt Beogradin, disa hakerë nga Kosova e kanë lënë një porosi në faqen zyrtarë të një institucioni të shtetit serb.
Bëhet fjalë për faqen zyrtare në internet të Përfaqësuesit të Qeverisë së Serbisë në Gjykatën e Strasburgut.
Po të klikoje në zastupnik.gov.rs, gjatë së hënës, aty mund të shihje shqiponjën, simbolin e shqiptarëve, ndërsa, në sfond dëgjohej një këngë patriotike e Shkurte Fejzës: “Jo nuk ndahet Mitrovica”.
“U munduan romakët, pastaj turqit, gjithë kohën provuan grekët, i erdh rendi edhe serbit, por askush nuk pati sukses këtë popull ta shkatërroj”, është mesazhi që është shkruar me të zezë mbi një sfond të kuq.
Kjo nuk është hera e parë që hakerët nga Kosova sulmojnë faqe të ndryshme të institucioneve të Serbisë, dhe zakonisht kjo “luftë virtuale” është e përhapur kur ka zhvillime të rëndësishme.
Njëra nga to ishte edhe vendosja e mbishkrimit “Kosova është e pavarur” në faqen e Radio Televizionit Serb.
Top Channel