Një oficer policie që shërben në trupën e sigurimit të parlamentit grek
është autori i një krimi pasioni që ka si viktimë një shtetase
shqiptare.

Behet fjale per nje polic grek 32 vjec nga Evia, i cili kishte marredhenie dashurie me nje shtetase shqiptare 49 vjece, nene e kater femijeve, qysh ne kohen kur sherbente ne rajonin e policise ne Avlona. Sipas deshmise se tij shokuese para organeve greke,kohet e fundit marredhenia e tyre kishte pasur probleme nga grindjet e vazhdueshme te shtetases shqiptare.

Tre dite me pare ne mengjesin e 28 tetorit cifti kishte bere fjale ne makinen e tij dhe gjate kesaj zenke 32-vjecari grek e ka mbytur te dashuren e tij, me xhupin e saj dhe me pas e ka hedhur ne rrugen automobilistike, qe te dukej se ishte viktime e nje aksidenti rrugor, ne zonen Sqimatariu te prefektures se Viotias.

Por të dielën në mbremje pas pyetjeve te hetuesve te qytetit te Tebes, te cilet jane marre me zbardhjen e ceshtjes ne fjale, ai ka pohuar krimin. Viktima qe eshte gjetur nga nje drejtues automjeti, ka pasur vertet shenja te nje aksidenti ,por sipas mjekut ligjor, ky ka ndodhur pas vdekjes se saj qe ka ardhur nga asfiksia.

Menjehere drejtoria e pergjitshme e Policise greke e ka pezulluar oficerin e policise nga sherbimi prane parlamentit dhe perkundrejt tij ka filluar procesi gjyqesor.Identiteti i shtetases shqiptare ende nuk behet publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA