Gjykata urdhëron “Qantas” të rinisë punën

31/10/2011 16:35

Kompania ajrore australiane Kantas ka rinisur fluturimet pasi një gjykatë e pavarur urdhëroi ndërprejen e përhershme të kontradiktës industriale me anëtarët e sindikatave të saj.

“Qantas” bëri me dije se kishte marrë lejen nga autoriteti i sigurisë së avioacionit civil që të riniste fluturimet. Kjo lëvizje erdhi pas vendimit të rregullatorëve që dëgjuan provat nga kompania ajrore, sindikatat dhe qeveria australiane.

Kompania dhe sindikatat ishin përfshirë në një mosmarrëveshje që nga gushti i këtij viti kur kompania lajmëroi planet për të ristrukturuar operacionet e saj dhe do të thotë një shkurtim prej 1000 vende pune.

Por pas grevave të njëpasnjëshme të sindikatave që i kushtonin kompanisë 15 milion dollar në javë, “Qantas” me një lëvizje të paprecendet i dha fund fluturimeve.

Sipas kompanisë, ndërprerja e fluturimeve i shkaktoi probleme 70 mijë pasagjerëve në të gjithë botën. Gjithsesi, kompania tha se pas ndërhyrjes së gjykatës, pritet një zgjidhje e shpejtë e problemit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA