Partitë kryesore politike në Belgjikë kanë gjetur një marrëveshje për mbylljen e të dy centraleve bërthamorë në vend, lajëmruan media belge gjatë të hënës.
Megjithatë, duhet ende të caktohet data kur diçka e tillë do të ndodhë. Koalioni i ri qeverisës premtoi gjatë fushatës zgjedhore një mbështetje gjithmonë e më të madhe në forma më të sigurta energjie dhe ideja është përkrahur edhe nga përfaqësuesit e opozitës.
Sipas ekspertëve, mbyllja e impianteve do të ndodhë në vitin 2015, kohë gjatë së cilës do të ndërtohen kapacitete të tjera për të kompensuar humbjen në energji.
Fuqia më e madhe ekonomike në Europë, Gjermania, gjithashtu ka lajmëruar për mbylljen e të gjithë centraleve bërthamore në vend, pas tragjedisë që ndodhi në fillimin e vitit në centralin e Fukushimës në Japoni.
Belgjika ka shtatë reaktorë bërthamorë, të përqendruar në dy centrale, në veri dhe në jug të vendit. Të dy operohen nga një kompani franceze.
Top Channel