Liga e Kampioneve rrezikon të shndërrohet në një “Europa Ligë” të luksit. Një pjesë e mirë e emrave të mëdhenj të futbollit europian rrezikojnë të mbeten jashtë evenimentit më të rëndësishëm për klube dhe shkak për këtë janë bërë rezultatet e arritura prej tyre.
Milan, Inter, Roma, Liverpul apo Arsenal, janë disa prej skuadrave të cilat përballen me rrezikun më të madh të qëndrimit jashtë Ligës së Kampioneve.
Interi është skuadra që ka arritur rezultatet më zhgënjyese deri tani, megjithatë zikaltrit nuk janë të vetëm në këtë aspekt. Napoli dhe Roma do të shoqërojnë skuadrën e Ranierit. Nëse Serie A do të mbyllej në këtë moment, atëherë Juve dhe Udineze do të kualifikoheshin direkt në fazën e grupeve, ndërsa Lazio do të zhvillonte eliminatoret, kurse Milanit do t’i mbetej Europa Ligë.
Në Angli, Mancester Siti po komandon kampionatin me lehtësi, ndërsa Liverpul dhe Arsenal për momentin e shohin veten jashtë cdo kompeticioni europian. Rrezikon edhe Celsi që rrezikon të zbresë në vendin e pestë.
Në Gjermani e Spanjë, tradita pak a shumë është respektuar, por befasite nuk mungojne. Bëhet fjalë për Levanten që gjendet në vendin e tretë në Spanjë pas Realit dhe Barcelonës, vend ky që u jep valencianeve të drejtën e kualifikimit direkt në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. Mbeten jashtë këtij aktiviteti Atletiko Madrid dhe Vilareali.
Në Francë, milionat e sheikëve po e bën Paris Sën Zhermen të fluturojë. Skuadra pariziene është në krye të Ligë 1, përpara Montpelier që në këtë moment ka fituar betejën ndaj ekipeve të tillë si Lion dhe Olimpik i Marsejës.
Në Holandë, Ajaksi është në zonën e ndeshjeve eliminatore në Europa Ligë, ndërsa në Portugali, po dominojne Benfika dhe Porto.
Top Channel