21 vjeç, momenti kur jemi më popullorë

31/10/2011 18:00

Mosha 21-vjeçare është momenti i jetës ku jemi më popullorë, ndërsa mesatarja e shokëve është prej 100 të tillë, zbuloi një studim i kryer nga kompania e prodhimeve kozmetike, “Nivea”.

Duke anketuar disa grupmosha të ndryshme, u arrit në përfundimin se 21-vjeçarët klasifikojnë mesatarisht 13 persona si shokë të ngushtë, 17 si shokë të afërt dhe 70 si njohje.

Arsyeja përse është pikërisht kjo moshë kulmi i popullaritetit lidhet edhe me ciklet e zakonshme në jetë, pasi shumë njerëz në fillimin e të 20-tave fillojnë të vendosin kontakte shoqërore të reja në universitet ose në punë, në të njëjtën kohë që s’ka kaluar shumë kohë nga periudha e gjimnazit, duke bërë që edhe shoqëritë e mëparshme të jenë të freskëta.

Megjithatë, ndërsa jeta vazhdon, kontaktet me miqtë reduktohen, duke rënë në 68 të njohur në moshën 29-vjeçare. Rënia më e madhe ndodh në të 30-tat, kur shumë persona bëhen për herë të parë prindër.

Në të 40-tat, mesatarja flet për 18 shokë të ngushtë, të afërt ose të njohur në total dhe 208 shokë në “Facebook”, pothuajse pesë herë më pak se sa në të 20-tat.

Studimi tregoi se tendenca e rënies së popullaritetit vazhdon deri në fillimin e moshës së tretë, ku njerëzit rihapen ndaj njohjeve të reja dhe përgjithësisht, rifillojnë të shtojnë bazën e tyre shoqërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA