Vazhdon dueli Tirana-Teuta për kreun

30/10/2011 19:35

Dueli Tirana – Teuta për kreun e Superligës vazhdon edhe pas javës së shtatë. Edhe pse kanë luajtur në transfertë, asnjëra nga dy skuadrat kryesusese nuk ka humbur pikë.

Pisha me golin e tij në sekondat e fundit të ndeshjes i ka dhënë fitoren 1-2 Tiranës në Fier përballë Apolonisë dhe për më shumë shpëtoi prej kritikave portierin Iljon Lika, protagonisti kryesor në golin e fierakëve. Numri 1 i portës së Tiranës nuk mundi të evitojë një gjuajte të Gërxhos nga larg.

Përpjekjet e bardhebluve për barazim u erdhi në ndihmë fieraku Naci, i cili gabimisht dërgoi topin në portën e tij. Goli i dytë dhe i fitores për ekipin e Rubio Sanches u shënua nga Arjan Pisha në fund.

Teuta fitoi në Vlorë 0-2 ndaj Tomorrit dhe vazhdon të qëndrojë prapa Tiranës në klasifikim.

Ndryshe është situata në kampin beratas të cilët e shohin veten në vendin e parafundit në klasifikim. Edhe më keq po shkojnë gjërat për Dinamon skuadër e cila u mund edhe këtë javë 2-0 nga Kamza me golat e Ziambos. Ndërkohë Laci mori 1 pikë në peqin pas barazimit 1-1 me Shkumbinin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA