Një brez gjithmonë e më spektik ndaj idesë së martesës është duke u rritur dhe gjendja e beqarisë mund të shndërrohet në një status psikologjik të pandryshueshëm, të paktën sipas një studimi të kryer nga një universitet amerikan.

Duke testuar disa qindra të rinj beqarë, ajo që binte në sy ishte se shumica e tyre shpreheshin të kënaqur me statusin si “single” dhe që nuk e mendonin në mënyrë aktive lidhjen me dikë.

”Lojrat virtuale, netët e bardha me shokët dhe flirtimet në fundjavë duken se janë shndërruar në një stil jete për shumë të rinj”, shkruate studimi, i publikuar në një revistë shkencore.

Një stil i tillë jetese, rrezikon të transformojë tërësisht shoqërinë e shekullit XXI. “Mungesa e raporteve sentimentale mund të shndërrohet në një problem të madh për një shoqëri të re të “akullt”. Për momentin, duket e pamundur të vlerësohen të gjitha efektet negative, por “ekzistojnë studime të qarta që flasin se një stil i tillë rrit agresivitetin dhe dëmton dukshëm aftësitë imagjinative të njeriut”, përkufizonte studimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA