Stefanoviç: Disa në veri nuk e kuptojnë realitetin
30/10/2011 12:20
Shefi i palës serbe për bisedime me Prishtinën, Borislav Stefanoviç, ka thënë se disa liderë politikë serbë të veriut të Kosovës kanë probleme me konceptimin e realitetit.
Në një intervistë për ditoren e Novi Sadit, Dnevnik, ai theksoi se këta liderë i shikojnë gjërat kryesisht nga prizmi i interesave partiake. “Është e qartë se kryetarët e komunave nuk duhet të shtrojnë kërkesa partiake dhe joreale. Fatkeqësisht, për momentin, përceptimi i tyre i realitetit nuk është i duhuri”, ka thënë Stefanoviç.
Ai shtoi se së shpejti “do të gjendet një zgjidhje për krizën në veri, por se kjo nuk do të jetë ideale dhe se nuk do të përmbushë plotësisht nevojat dhe qëllimet e Serbisë”.
Top Channel