
Bayern Munchen rigjen shumë shpejt fitoren pas në Bundesligën gjermane.
Në Allianz Arena, skuadra bavareze shkatërroi Nurenbergun me rezultatin e thellë 4-0. Fatin e kësaj ndeshjeje Bayern e vendosi që në pjesën e parë të cilën e mbylli me rezultatin 3-0. Të besuarit e Heynckes nuk humbën kohë duke kaluar në avantazh që në minutën e dytë të takimit me anë të Mario Gomez.
Në minutën e 19 Bastian Schwainsteiger dyfishoi rezultatin, ndërkohë që Ribery i çoi shifrat në 3-0.
Në pjesën e dytë Gomez shënoi golin e katërt për ekipin e tij dhe të dytin personal.
Bayern Munchen renditet në vend të parë në Bundesligë me 25 pikë pas 11 takimesh.
Edhe Schalke 04 fitoi ndeshjen ndaj Hoffenheim me rezultatin 3-1 duke u ngjitur nw vendin e dytw tw renditjes me 21 pikw. Borussia Dortmund nuk arriti të merrte më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Stuttgart.
Top Channel