Superliga, Vllaznia fiton pa trajner

29/10/2011 19:20

Takimi Vllaznia-Pogradeci ka ngirtur siparin e javës së shtatë të kategorisë superiore, takim i cili është mbyllur me fitoren 1-0 të shkodranëve.

Goli u shënua nga Xhevahir Sukaj në minutën e 56-të. Por ndonëse kanë fituar, shkodranët qëndrojnë ende në një situatë të paqartë, ku primare mbetet se kush do të jetë trajneri që do të marrë përsipër drejtimi e ekipit pas shkarkimit të Mirel Josës.

Ashtu si në mesjavë, në ndeshjen e kupës me Bylisin, edhe ndaj Pogradecit ka qenë Elvis Plori trajneri i përkohshëm që ka drejtuar kuqeblutë. Gjithësesi, shpresohet se java që vjen ta gjejë Vllazninë me trajner të ri.

Me këtë fitore ndaj pogradecarëve, ekipi shkodran shkon në kuotën e 10 pikëve, ndërsa për Sukajn ky është goli i gjashtë në 7 javë kampionat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA