
Saif al Islam, djali i ish-liderit të vrarë të libisë Muammar Gadafi,
thotë se është i pafajshëmn për akuzën e krimeve kundër njerëzimit.
Kështu deklaroi prokurori i Hagës Luis Moreno Okpamo, pak kohë pasi ky institucion pranoi se kishte pasur kontakte jo të drejt për drejta, por mes ndërmjetësve me Saif al Islam. Sipas gjykatës kriminale të Hagës, Saif al Islam duhet të dorëzohet, pasi në Hagë i garantohet një gjyq i drejtë dhe se është i pafajshëm derisa të provohet e kundërta.
Haga konfirmon kontaktet me Saif al Islam
Gjykata ndërkombëtare e Hagës ka konfirmuar lajmet e publikuara në media për kontakte mes saj dhe të birit të kolonelit Muammar Gaddafi, Saif al Islam.
“Kemi vendosur kontakte informale me Saif përmes disa ndërmjetësve”, ka deklaruar prokurori Luis Moreno Ocampo.
Sipas tij, prokuroria i ka bërë të
ditur të birit të diktatorit se, nëse paraqitet në gjykatë do të ketë të
drejtë që të dëgjohet dhe të konsiderohet i pafajshëm deri sa të
provohet e kundërta.
Saif al Islam e sheh vetëdorëzimin në Hagë si rrugëzgjidhjen e vetme për të shpëtuar i gjallë, pas vdekjes së të atit.
Bashkë me të në gjykatën ndërkombëtare mund të dorëzohet edhe ish-shefi i shërbimeve sekrete të Libisë, Abdullah al Senussi.
Sipas të dhënave të fundit të fiseve tuareg, aleatë historikë të
Gaddafi-t, Saif ndodhet në Niger, i mbrojtur nga një grup mercenarësh
afrikanë.
Por burime pranë shërbimeve sekrete libiane
deklaruan se shteti i Nigerit u ka kërkuar dy të arratisurve shifra
shumë të larta për t’u ofruar strehim afatgjatë.
Pak ditë më parë shërbimet sekrete britanike njoftuan se forcat speciale SAS janë vënë në ndjekje të të birit të kolonelit.
Saif u arratis nga Sirte në momentet kur babai i tij u kap dhe u vra
nga rebelët. Për të shmangur kapjen ai ndërroi disa herë makinat.
Top Channel