Policia sebe ka kryer një operacion masiv kundër pjesëtarëve të një
grupi ekstremist që e paraqesin veten si myslimanë në territorin e Novi
Pazarit, Sjenicës dhe Tutinit, në zonat ku jetojnë myslimanët e
Sanxhakut në lindje të Serbisë.
Ky operacion i polocisë serbë kryhet vetëm një ditë pas sulmit ndaj ambasadës amerikane në Sarajevë, pasi u zbulua se personi që terrorizoi kryeqytetin boshnjak ishte nga këto zona.
Sipas mediave serbe, policia ka arrestuar 15 persona që dyshohet se i përkasin një partie ekstremiste islamiste.
Mevlid Jashareviç, sulmoi të premten ambasadën amerikane, duke ngjallur skena nga bota e tretë në mes të Europës, derisa u ndal nga policia.
Jasharevic, i njohur edhe me emrin mysliman Abdurahman, thuhet se ka qenë mjaft radikal dhe është shoqëruar me persona të tillë në disa zona të Bosnjës që njihen si bastione të radikalizmit.
Për rrjedhojë, autoritetet boshnjake dyshojnë se bëhet fjalë për një sulm terrorist të organizuar dhe se objektiv ishte pikërisht ambasada amerikane.
Top Channel