
Kompania ajrore australiane Qantas ka njoftuar se do të pezullojë të
gjithë fluturimet kombëtare dhe ndërkombëtare, për shkak të mosarritjes
së një marrëveshjeje sindikale. Vendimi, spas BBC-së ka patur një efekt
të menjëhershëm.
Nëpërmjet një note zyrtare është njoftuar se bllokimi i punës do të vijojë deri të hënën në mëngjes. Avionët që ndodhen në fluturim, natyrisht që do të kryejnë udhëtimin e tyre,por me të zbritur në tokë nuk do të nisen rishtaz. Administratori Alan Joyce e ka përcaktuar si të pabesueshme këtë vendimmarrje.
Humbje të milionave
Kompania ajrore është goditur prej kohësh nga një seri grevash tepër të kushtueshme. Punonjësit e thjeshtë, por edhe inxhinierë e pilotë janë përfshirë në këtë lëvizje, që i ka sjellë Qantas-it një humbjë prej 16 milionë dollarësh në javë.
Në faqen e saj në Facebook, kompania ajrore i ka ftuar të gjithë klientët që kanë prenotuar udhëtimin e tyre të paraqiten nëpër aeroporte, për të marrë një njoftim të dytë.
Air Francë grevë pesëditore
Air France anuloi 10 fluturime te distancave te gjata dhe paralajmeroi per crregullime te tjera pas fillimit te nje greve pesëditore te asistenteve te fluturimit.
Protesta qe ka te beje me kushtet e punes, vjen ne mesin e nje fundjave mjaft te ngarkuar, e ka pasur impakt te madh mbi pasagjeret ne Paris.
“Shumica e tabelave tregojne se fluturimet do te jene ne kohe, kur ne fakt jane vonuar. Tani nuk e di me se kur do te mberrijë”, thotë një pasagjer.
Kompania deklaroi perpara greves se shpreson te siguroje qe te pakten 80% e fluturimeve te niseshin si normalisht. Ne njoftimin e postuar ne faqen online te saj, Air France thote se ka anulluar levizjet ne New York, Tokio, Montreal dhe disa destinacione te tjera, duke shtuar gjithashtu se nuk perjashton mundesine e pezullimeve te momentit te fundit dhe vonesave.
Nje grup sindikatash po nxisin pilotet te protestojne deri te merkuren mbrema, cka shton mundesine e crregullimeve serioze gjate kesaj periudhe te ngeshur levizjesh. 1 nentori eshte feste publike ne France dhe shume njerez e kane marre te henen pushim per te zgjatur pauzen e fundjaves. keto dite perkojne gjithashtu me pushimet e gjysmes se vitit shkollor.
Top Channel