Partia opozitare shqiptare Rilindja Demokratike Kombëtare ka reaguar
ashpër kundër dukurisë që në objektet zyrtare dhe publike të Maqedonisë
të vendoset flamuri shqiptarë me dimensione me të vogla se sa ai 
shtetëror maqedonas.

Sipas RDK-së në këtë mënyrë  nëpërkëmbet flamuri kombëtar dhe shqiptarëve u jepet mesazhi se se njësoj si flamuri i tyre i cili është i shtresës të dytë, edhe ata janë qytetarë të shtresës të dytë. “Ky është vetëm një nga dështimet e radhës të BDI-së të cilat prodhojnë pasoja që shumë vështirë mund të riparohen,” shkruhet në reagimin e Rilindjes Demokratike Kombëtare.
 
Sipas ligjit më të ri për përdorimin e simboleve etnike,  në komunat ku shqiptarët përbëjnë më shumë se 50% të popullatës, mund të përdoret edhe flamuri i tyre kombëtarë, por vetëm nëse përmsat e tij janë një të tretat më i vogël se sa ai shtetëror maqedonas. Nga RDK-ja thonë se në objektin e Komunës së Gostivarit, ku udhëheq kryetari i tyre Rufi Osmani, nuk zbatohet ligji i ri dhe se flamujt e vendosur aty janë me dimensione të njëjta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA