Ambasadori britanik në Serbi, Michael Davenport ka deklaruar se vendi i tij është i hapur për të biseduar mbi të ashtuquajturin plani “Ahtisaari Plus” për Kosovën.

Ai ka vënë në pah se ka vend për disa mënyra për mbrojtjen e pakicave dhe interesave të Serbisë në Kosovë.

“Jemi të hapur për cdo sugjerim në lidhje me mënyrën se si mund të zbatohet ky plan. Unë mendoj se zbatimi mund të bëhet në mënyra të ndryshme. Sigurisht që ne jemi të hapur për këtë lloj bisede”, ka thënë Davenport në një intervistë për “Danas”.

Davenport ka theksuar se mund të bisedohet për gjithcka që merr parasysh pavarësinë e Kosovës, duke nënvizuar se është e rëndësishme që të ketë respekt absolut për të drejtat e pakicave në Kosovë.

I pyetur nëse heqja e institucioneve në veri të Kosovës është kusht që Serbia të marrë datën fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, Davenport ka thënë se Serbia duhet të dëshmojë gatishmëri të qartë për të dhënë llogari për strukturat paralele, ekzistenca e të cilave është në kundërshtim me kornizat ligjore e ndërkombëtare në Kosovë.

“Komisioni Evropian e bëri të qartë se cfarë duhet të bëjë Beogradi në lidhje me Kosovën nëse dëshiron statusin e kandidatit. Kjo do të thotë angazhim konstruktiv në dialogun me Prishtinën dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani”, ka shtuar Davenport.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA