Drejtuesja e një kompanie rrezikon deri në 10 vjet heqje lirie në Britani, pasi sulmoi seksualisht një asistent fluturimi ndërsa ndodhej në një avion.
25-vjeçarja Katherine Goldberg preku stuardesin në një zonë të ndaluar, ndërsa ishte në gjendje të dehur pasi konsumoi një gotë uiski, në fluturimin nga Johanseburgu në Londër.
E paditur për sulm seksual, akuza u konsiderua tepër e rëndë për t’u mbyllur me gjobë dhe gruaja mund të dënohet deri në dhjetë vjet heqje lirie.
Në seancën dëgjimore, 25-vjeçarja u konsiderua fajtore dhe i kërkoi gjykatës që të tregohet sa më e arsyeshme në gjykimin e saj.
Në ngjarjen e ndodhur në 24 gusht, drejtuesja i kërkoi me këmbëngulje asistentit që të futeshin në tualet për të kryer marrëdhënie seksuale. Pasi lutjet e saj u refuzuan, ajo vendosi të vepronte duke e kapur të riun nga organet e tij gjenitale. Sulmi i gruas u shmang vetëm falë epërsisë fizike të asistentit, por përpara ligjit, veprimi i saj është njësoj i rëndë siç mund të jetë rasti i anasjelltë, i ngacmimit të një mashkulli ndaj një gruaje.
Top Channel