Një person i armatosur ka hapur zjarr jashtë selisë së ambasadës amerikane në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, policia ka ndërhyrë menjëherë duke rrethuar personin në fjalë, i armatosur me një automatik të tipit “Kallashnikov”, duke e arrestuar.

Mësohet se ai ka mbetur i plagosur nga policia, që i është përgjigjur të shtënave dhe pas vënies së prangave është shoqëruar në spital për mjekim.

Raportohet se nga personat e tjerë që ndodheshin përreth zonës ku u regjistrua ngjarja nuk ka pasur të lënduar.

Zëdhënësja e ambasadës amerikane, Sanja Pejcinovic konfirmoi për agjencinë e lajmeve “AFP” se para selisë diplomatike ndodhi një “incident”.

Mediat boshnjake raportojnë se atentatori, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është anëtar i sektit fondamentalist islamik Wahabi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA