
Në Cmimin e Madh të Indisë në Formula 1, Ferrari është paraqitur shumë mirë në provat e lira me pilotin brazilian Felipe Massa që regjistroi kohën më të shpejtë dhe me spanjollin Fernando Alonso, i cili regjistroi kohën e tretë më të shpejtë.
Në vend të dytë në provat e lira në cirkuitin e Buddh përfundoi kampioni gjerman Sebastian Vettel (Red Bull). Vetëm koha e katërt për Lewis Hamilton (McLaren), i cili në sesionin e parë të këtyre provave ishtë më i shpejti.
Mark Webber (Red Bull) dhe Jenson Button (McLaren) përfunduan në vend të pestë dhe të gjashtë respektivisht.
Një paraqitje e dobët në këto prova të lira për shtatë herë kampionin e botës në Formula 1, Michael Schumacher, i cili me Mercedesin e tij u rendit vetëm në vend të 21-të.
Top Channel