Obama përshëndet paktin; Sarkozy: Gabim që pranuam Greqinë

28/10/2011 09:10

Presidenti Barak Obama e përshëndeti marrëveshjen e Bashkimit Europian
për shkurtimin e borxhit grek dhe rritjen e fondit të përbashkët të
shpëtimit.

Një masë progresive dhe nje hap i rendesishem drej zgjidhjes se krizes se eurozones. Ky ishte pershkrimi i shefit te Shtepise se Bardhe per paktin e arritur ne fund te bisedimeve-maratone ne Bruksel, pasojat e te cilit, per Obamen do te ndihen deri ne Shtetet e Bashkuara.

“Europa,- kujtoi presidenti,- eshte partneri me i madh tregtar i Amerikes e per rrjedhoje ka ndikim ne biznesin vendas dhe aftesine per te krijuar vende pune”. 

“Jam i gezuar te shoh progresin e bere gjate ketyre takimeve te fundit. Mendoj se eshte nje hap teper i rendesishem. E kemi pare angazhimin e vendeve te zones se euros dhe te githe Europes per zgjidhjen e kesaj situate kaq te nderlikuar. Dhe pame gjithashtu sesi mesazhi qe percollem me arritjen e kesaj marreveshjeje ka qetesuar tregjet ne mbare boten”, tha Obama.

Samiti i Brukselit doli me nje zgjidhje e cila e ndihmon shume vendin-gjeneze te krizes qe kercenon Eurozonen: Greqine. Por pavaresisht angazhimit te tyre maksimal per ta mbajtur shtetin helen brenda zones se monedhes se perbashket, meria ndaj tij nuk eshte e vogel.

Sarkozy: Gabim i rëndë

Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, e cilësoi si një gabim të rëndë lejimin e Greqisë që të futej në Eurozonë në vitin 2001.

Drejtuesi i një prej dy superfuqive të monedhës së përbashkët, u shpreh se Athina zyrtare nuk ishte e gatshme atëherë për të përshtatur euron, por shtoi se marrëveshja e arritur ditën e enjte shpëtoi Europën nga kriza.

“Qe te jem i sinqerte, po te mos ishte arritur marreveshja, duhet t’ju them se nuk isha i vetmi qe mendonte se Europa do te rreshqiste drejt katastrofes.Per mua, pranimi i Greqise ne zonen e Euros ka qene gabim qe ne fillim sepse ajo hyri ne baze te te dhenave te falsifikuara dhe nuk ishte aspak e gatshme per nje hap te tille. Ekonomia e saj nuk ishte e gatshme per integrim ne Europe. Ishte nje vendim i marre ne 2001-shin, pasojat e te cilit po i vuajme sot qe te gjithe”, tha Sarkozy.

E menjëhershme përgjigjia e autoriteteve greke, me Ministrin e Jashtëm të vendit që u shpreh se “Athina nuk është burimi i krizës dhe se se asnjë vend nuk duhet të konsiderohet si një “dele e zezë””.

Deklarata e Sarkozy u bë në një intervistë të transmetuar në një television francez. “Pranimi i Greqisë në Eurozonë ishte një gabim, pasi vendi falsifikoi shifrat dhe të dhënat e tij ekonomike pasi nuk ishte ende gati. Nëse BE do të kishte lejuar që Greqia të falimentonte, atëherë do të ndodhte një efekt domino, i cili do të kishte patur efekte të pallogaritshme për të gjithë. Marrëveshja e Brukselit shpëton vendin nga një katastrofë e vërtetë”, u shpreh Sarkozy.

Duke reaguar pas kësaj deklarate, Ministri i Jashtëm Grek, Stavros Lambrinidis, u shpreh se: “Greqia është vendosur në qendër të stuhisë, por nuk jemi ne burimi i borxheve dhe defiçiteve në të gjithë Eurozonën. I njëjti problem është i ngjashëm edhe me Portugalinë, Irlandën, Spanjën dhe Italinë. Pala greke nuk mendon se shndërrimi në “dele të zezë” i ndonjë vendi të caktuar do të ndihmojë në zgjidhjen e probleneve europiane”.

Ditën e enjte, liderat e vendeve të Eurozonës arritën një marrëveshje mbi borxhet pas bisedimesh maratonë. Tre pikat kryesorë të planit përfshijnë faljen e gjysmës së borxhit grek, rikapitalizimin e bankave dhe formimin e një fondi madhor prej një trilion eurosh, për t’u përdorur si fond emergjence në rastin eventual të kolapsit ekonomik të ndonjë shteti tjetër antar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA