Gjykatat marokene dënuan me vdekje Adel Othmani, i shpallur fajtor për sulmin me bombë të muajit prill të këtij viti në një kafene në qytetin e Marrakeshit.
Gjykata në kryeqytetin Rabat e njohu atë fajtor dhe për organizimin dhe zbatimin e sulmit terrorist ku mbetën të vrarë 17 persona, kryesisht turistë të huaj. Gjashtë persona të tjerë, bashkëpunëtorë të Othmani, u dënuan me disa vjet burgim, në varësi të shkallës së bashkëpunimit me autorin. Gjykata nuk zbardhi motivet e vënies së bombave në kafenenë e frekuentuar nga të huajt.
Në sulmin e muajit prill në Marakesh, gjetën vdekjen 17 persona nga të cilët 8 ishin francezë, 2 marokenë dhe pjesa tjetër nga Britania, Kanadaja, Portugalia, Zvicra dhe Holanda.
Sulmi ishte më gjakatari që nga ai i vitit 2003 në Kasablanka ku u vranë 43 persona.
Top Channel