Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, do të paraqitet sot në Gjykatën e Zagrebit, për t’u përballur me akuzat për korrupsion.

Sipas akuzës, ai dyshohet se ka përfituar një shumë prej 700 mijë dollarësh në vitin 1995, si shpërblim për fiksimin e një tenderi në dobi të një shoqërie austrike.

Sanader, i cili u ekstradua nga Austria në korrik për t’u përballur me drejtësinë kroate, i ka hedhur poshtë akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm.

Sipas mbrojtjes, përfshirja personale e ish-Kryeministrit në tratativa u bë sepse vendi vazhdonte të vuante damkën e keqe të luftës me Jugosllavinë dhe investitorët e huaj ishin të pasigurt nëse donin të përfshiheshin në tregun kroat.

Sanader është politikani më i lartë i arrestuar në Kraoci për akuzat e korrupsionit. Një tjetër hetim është hapur ndaj tij, këtë herë për ndërhyrjen në një tender në favor të një kompanie hungareze të karburanteve.

Kroacia është shumë pranë hyrjes në Bashkimin Europian, diçka që me shumë gjasa do të ndodhë në korrik 2013. Presioni i vazhdueshëm i Brukselit ka detyruar Zagrebin zyrtar që të përballet seriozisht me problemin e korrupsionit të lartë në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA