Interi nxjerr Uesli Shnajder në merkaton e tranferimeve. Lajmi publikohet nga e përditshmja britanike ‘Daily Mail’, sipas së cilës klubi zikaltër po kërkon një skuadër për të transferuar holandezin me synimin për të arkëtuar më shumë të ardhura.
Uesli Shnajder u përfol shumë gjatë muajve të verës për largim në drejtim të Mançester Junajtid ku mendohej se do të zëvendësonte Pol Skolls. Por drejtuesit e ‘Djajve të Kuq’ hoqën dorë për shkak të pretendimeve të 27 vjecarit për një pagë prej 250 mijë paund në javë.
Megjithatë Interi ende shpreson në një largim të holandezit pasi tashmë në skenë janë shfaqur Mançester Siti dhe Çelsi, klube që i kanë të gjitha mundësitë t’ia plotësojnë pretendimet Shnajderit.
Ndërkaq klubi italian po mendon edhe për zëvendësuesin e mesfushorit të përfaqësueses holandeze. Me të ardhurat që do të përfitohet nga shitja e mundshme e tij, drejtuesit e Interit do të tentojnë të blejnë Eden Hazárd nga skuadra franceze e Lilë.
Top Channel