Reali i Madridit arrin të mundë Barcelonën dhe këtë e bën në numrin e golave të shënuar. Gjatë këtyre 2 sezoneve të fundit, skuadra e drejtuar nga Zhoze Murinjo ka një avantazh në këtë aspekt me 191 gola të shënuar kundrejt 188 të katalanasve.
Në këtë sezon, skuadrat kanë zhvilluar 14 ndeshje zyrtare në kampionat, Ligë Kampionesh dhe Superkupën e Spanjës dhe Reali i Madridit ka 43 gola në aktivin e tij, kurse Barcelona 41.
Duke parë këtë ritëm, skuadra madrilene po krijon përshtypjen se këtë sezon do të thyejë rekordin që ajo vete vendosi në sezonin 1989-1990. Në këtë periudhë Reali i Madridit i drejtuar nga Toshak e mbylli kampionatin me 107 gola të shënuar në total. Shenjat që ky rekord të përmbyset janë të qarta; në 1989-90 pas 9 javëve të para Reali i Madridit kishte shënuar 24 gola, ndërkohë që në këtë sezon për të njëjtën periudhë, madrilenët janë në kuotën e 31 golave.
Top Channel