F1, provat e lira në Indi, Hamilton i pari

28/10/2011 09:40

Piloti i McLaren Mercedes, Lewis Hamilton, regjistroi kohën më të shpejtë në provat e lira të së premtes në Çmimin e Madh të Indisë, pistë e cila regjistron debutimin e saj në këtë sezon të Formulës 1.

Paraqitja e britanikut ishte e shkëlqyer, ndërsa as kampioni i botës, Sebastian Vettel, nuk u duk në gjendje që ta rivalizonte, duke përfunduar garën gjysmë sekondi pas tij.

Jenson Button u ngadalësua në xhiron e tij më të shpejtë nga piloti Indian Narain Karthikeyan, por gjithsesi arriti të përfundote i katërti, pas Red Bullit tjetër të Mark Webberit.

Ndonëse pista është kritikuar për rërën që fryn në trajektoren e pilotëve, duke bërëtë pasigurt kushtet e garimit, piloti i Toro Rossos, Jaime Alguersuiari, ishte i vetmi që doli jashtë piste dhe u përplas.

Kjo ishte një ditë e keqe edhe për Ferrarin, me Fernando Alonson që u detyrua të kthehej në bokse, pasi iu komunikua që makina e tij kishte humbur fuqinë për shkak të një problem në motor. Spanjolli mund të realizonte vetëm katër xhiro, larg kohëve të vendosura nga kryesuesit.

Një pistë e ndërtuar 25 kilometra nga kryeqyteti Nju Delhi, e projektuar nga arkitekti i prefertuar i Formulës 1, Hermann Tilke, ajo e Indisë do të jetë një garë në të cilën pritet të arrihen shpejtësi të larta dhe parakalime të shumta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA