Egjipti po ndjek gjurmët e Autoritetit Palestinez, duke lënë të lirë ushtarin izraelito-amerikan, të akuzuar për spiunazh, Ilan Grapël.
Në këmbim të tij, Izraeli la të lirë 35 të burgosur egjiptianë. Disa prej egjiptianëve të liruar u ulën në gjunjë dhe nisën të luteshin, pasi kaluan pikën e kufirit te Taba-s.
Sic raporton Associated Press, të parët që mbërritën ishin tre të mitur, të arrestuar për kontrabandë cigaresh. Ata treguan se nuk ishin keqtrajtuar në Izrael.
Ushtari 27 vjecar, Ilan Grapel u kap nga autoritetet egjiptiane në muajin qershor, i akuzuar për spiunazh në favor të Izraelit. Autoritetet izraelite dhe familja e tij, i mohojnë këto akuza, duke shpjeguar se ai punonte për një mision bamirësie në Kajro.
Top Channel