Bashkimi Evropian tashmë në hartën e saj zyrtare e ka shkëputur Kosovën nga Serbia.

Në faqen zyrtare të internetit të BE-së, Europa.eu, figuron harta e Serbisë si shtet, pa Kosovën si pjesë përbërëse të saj.

Në informatat e paraqitura në këtë website, BE saktëson se Serbia ka një sipërfaqe prej 77.474 kilometra katrorë, ndërkohë që në wbsite-n zyrtare të qeverisë së Serbisë shkruhet 88.361 kilometra katrorë.

Në të njëjtën kohë, edhe numri i banorëve të Serbisë është pa Kosovën. Mediat serbe, me të zbuluar këtë informatë, kanë kontaktuar Ministrinë e Jashtme serbe, e cila ka thënë se do të kërkojë nga Brukseli sqarim zyrtar për këtë rast.

Pavarësia e Kosovës, e shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, është pranuar nga 22 shtete anëtare të Bashkimit Europian. Spanja, Rumania, Sllovakia, Qipro dhe Greqia refuzojnë ta njohin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA