Argjentina, rikthehet Laveci dhe Gago

28/10/2011 22:55

Argjentina po mendon për 2 ndeshjet e radhës së eliminatoreve të Botërorit të vitit 2014 me Bolivinë dhe Kolumbinë. trajneri Alehandro Sabeja ka bërë të ditur listën e të grumbulluarve për këto dy sfida  ku të bie në sy rikthimi i sulmuesit të Napolit, Ezekiel Laveci.

Së bashku me Lavecin, te përfaqësuesja amerikano-latine janë grumbulluar edhe Romero, Anduhar, Burdiso, Fernandes, Denis dhe Gago. Në 11 nëntor, Argjentina do të luajë me Bolivinë, ndërsa 4 ditë më vonë ajo do të përballet me Kolumbinë.

Objektivi i skuadrës bardhekaltër është të harrojë humbjen me Venezuelën dhe të sigurojë një vazhdimësine në rezultate. Ndërkohë pjesa tjetër e skuadrës së Sabejës përbëhet nga Demikelis, Monzon, Zabaleta, Roho në mbrojtje, Maskerano, Banega, Patore, Gaitan, Soza e Guinasu në mesfushë si dhe Messi, Di Maria, Higuaìn e Aguero në repartin e sulmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA